Barcelona vazhdon kryesimin në La Liga (Video)

Barcelona ka arritur që me rezultatin 1:2 të mposhtë Atletico Madridin në Vincente Calderon.

Me të filluar pjesa e dytë e takimit, Ateltico Madrid u tregua më e rrezikshme, ishte Olivier ai që avancoi përpara, por nuk fund nuk arriti që të shënoj gol.

Ishte Torres ai që në minutën e ’51-të i dha epërsinë Atleticos, ndërsa katër minuta më vonë ishte Neymar që me një goditje të lirë barazoi rezultatin në 1:1.

Në minutën e ’60-të në lojë u inkuadra Lionel Messi, ndërsa u largua Rakitic.

Edhe pjesa tjetër e lojës u karakterizua me raste të shpeshta, futbollistët e Barcelonës ishin më të rrezikshëm në shumë raste, por që nuk arrinin që të gjenin golin e epërsisë.

Deri në minutën e ‘77-të kur i inkuadruari Messi, shënoi golin e tij për epërsinë e Barcelonës, 2:1. Ky ishte edhe rezultati përfundimtar i këtij takimi, ndërsa Barcelona pas tre ndeshjeve të zhvilluara ka maksimumin e pikëve dhe qëndron në krye të tabelës së La Liga.

Lajme të ngjashme

Back to top button