17 vjetë nga vrasja e Azem Hajdarit

17 vjet më parë politika shqiptare u trondit nga vrasja e një prej zërave më të fuqishëm të Parlamentit dhe një prej aktorëve kryesore të lëvizjes historike studentore që paraprinë rënien e komunizmit në Shqipëri.

Azem Hajdari kujtohet sot si një ndër kontribuesit e hedhjes së themeleve të Partisë Demokratike gjatë viteve të para të pluralizmit në Shqipëri. Në nder të Azem Hajdarit u zhvilluan homazhe nga simpatizantë të Partisë Demokratike dhe drejtues të lartë të saj.

Kreu aktual i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se mirënjohja ndaj Azemit vijon edhe sot nga një komb i tërë dhe e gjithë Partia Demokratike. Basha foli për një pikë të përbashkët midis luftës së Azemit për lirinë dhe vlerat demokratike dhe opozitës që po zhvillon sot Partia Demokratike. Azem Hajdari, deputet I Partisë Demokratike, u vra më 12 Shtator të vitit 1998, ndërsa autorët e vrasjes edhe sot e këtë ditë ende nuk janë gjetur.

Lajme të ngjashme

Back to top button