Çmimet e biletave, Shqipëri – Serbi

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se ka filluar t’i shesë përmes sistemit online biletat për ndeshjen e madhe të 8 tetorit që Kombëtarja shqiptare do ta zhvillojë ndaj Serbisë në “Elbasan Arena”.

Mediat shqiptare raportojnë se Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se ka filluar t’i shesë përmes sistemit online biletat për ndeshjen e madhe të 8 tetorit që Kombëtarja shqiptare do ta zhvillojë ndaj Serbisë në “Elbasan Arena”.

Stadiumi nuk i zë mbi 13 mijë shikues, por interesimi është jashtëzakonisht i madh te shqiptarët për ta shikuar nga tribunat këtë ndeshje, të cilën UEFA pritet ta kategorizojë si të rrezikshmërisë së lartë.

Andaj, kanë lindur dyshimet se FSHF-ja po planifikon që biletat t’i shpërndajë kryesisht nëpër institucione dhe familjeve shqiptarë, për t’iu shmangur sa më shumë grupeve të tifozëve, dhe kështu ta evitojë sadopak rrezikun nga ndonjë ekses i mundshëm. Çmimi i biletave sillet prej rreth 7 euro deri në 20 euro. Ata që sigurojnë bileta, janë njerëz me fat!.

Çmimet e biletave

Tribuna C2 dhe G2 7 euro
Tribuna C1, C3 dhe G1 11 euro
Tribuna D dhe F 15 euro
Tribuna E 22 euro

Lajme të ngjashme

Back to top button