Pas letrës dërguar Canës, vjen dhurata për vajzën e sëmurë

Pas publikimit të një letre, ku një baba i kërkonte Lorik Canës t’i blinte një karrocë vajzës së tij, vjen edhe dhurata për familjen në fjalë.

Ndërsa një qytetar i drejtohej Canës për t’i mundësuar 8-9 mijë euro, paraplegjikja Sibora do ta ketë karrocën dhe kjo u mundësua nga një shqiptar me banim në Zvicër. Lajmi është konfirmuar nga gazetari sportiv Dëfrim Methasani, i cili ka publikuar në Facebook foton e karrocës si dhe një tekst:

“Ndjehem shumë i lumtur që pas një postimi që vajza ime Blera bëri për zotin Isuf Shehu dhe vajzën e tij me poliomelit Siborën 11­vjeçare, vjen ndihma konkrete. Arian Galdini, më dërgon edhe foton që një miku i tij në Zvicër ka munduar t’ja bëjë dhuratë këtyre fatkeqeve, ndaj dua ta falënderoj dhe shpreh mirënjohjen time.

Unë që nga ajo ditë se kam takuar dhe nuk kam adresë të saktë të tij, ndaj nëse dikush e njeh Isuf Shehun në Tiranë, nga shoqata e paraplegjikëve, ose nga njohje tjetër, mund të kontaktoj me mua në fb”,­ shkruan Dëfrim Methasani në “Faecbook”.

Lorik Cana LorikCAna2

Lajme të ngjashme

Back to top button