“Çmenduria” e 16 – vjeçarit shqiptar për të takuar Ronaldon

Cristiano Ronaldo është idhulli i shumë tifozëve në botë. Por më fanatikët duket se i ka në Shqipëri.

Artens Mateli arriti më në fund ta takonte yllin portugez, kur ai erdhi në Tiranë për të luajtur kundër Shqipërisë.

Për të qenë pranë sulmuesit të njohur, Artensi mori një dhomë në hotelin ku qëndroi Portugalia, duke paguar 360 euro, falë edhe gatishmërisë së prindërve. Ai e rrëfeu përvojën e tij në emisionin “Zonë e Lirë” të Arjan Çanit.

Por edhe pse zgjodhi këtë mënyrë, qëndrimi në hotel nuk i dha mundësinë të shkëmbehej me Cristiano Ronaldon.

Një ëndër e realizuar për djaloshin që e shikon Ronaldon si heroin e tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button