Ferma e parë e gomerëve në Mal të Zi, një litër qumësht 50 euro!

Në fshatin Martiniçi, pranë Danilovgradit, në pronën e Darko Saveljiç, me profesion të ornitologut, ka ngritur kohët e fundit një fermë gomarësh, i pari i këtij lloji në Mal të Zi. Në këtë hap të pazakontë Saveljiç ka vendosur që të ruaj këtë specie kafshësh nga shfarosja.

Ekipi i Anadolu Agency (AA), në fshatin Martiniçi, arriti herët në mëngjes në këtë fermë. Aty krahas Darkos ndodhej edhe babai i tij i cili kujdesej për gomerët.

“Kjo është një nga speciet më të rrezikuara në Mal të Zi. Numri i tyre mund të jetë i përafërt me numrin e arinjve që ka në Mal të Zi. Kjo fermë ka për qëllim të ruajë gomarin si kafshë, si pjesë e trashëgimisë kulturore të Malit të Zi. Gjithashtu me anë të prodhimit të qumështit, ferma të ketë përfitimin e saj, që të mund të vetmbahet dhe të ketë një fitim. Deri këtu isha mjaft i suksesshëm dhe reagimet janë shumë pozitive”, thotë Darko Saveljiç, pronari i fermës.

“Fillimisht njerëzit ju qeshin, pastaj ju konsiderojnë budalla. Por, kur shohin se kjo është diçka serioze, se një litër qumësht kushton rreth 50 euro, atëherë ata fillojnë t’ju kenë zili”, thotë Saveljiç.

Ferma tani ka dhjetë gomarë ose një gomarë dhe nëntë gomerica nga të cilat vetëm një që mjelet, e cila i jep 0.6 litra qumësht në ditë. Kjo është veçanërisht interesante pasi që qumshti i gomarit ka shum veti shëruese.

“Qumshti i gomarit përmbanë 60 herë më shumë vitaminë C se sa qumështi i lopës. Ka një përqindje shumë të vogël të yndyrës, ka një përmbajtje të lartë ëmbëlsie. Ajo që e dallon nga produktet tjera, është se ky qumësht është jashtëzakonisht i dobishëm për trajtimin e sëmundjeve të mushkërive. Kështu, ajo ndihmon në trajtimin e bronkitit, kollitjes, si dhe ndihmon me rastet e pneumonisë dhe astmës. Gjithashtu, gjen përdorim tek kremat më luksoze të lëkurës, ku përbërës kryesor është pikërisht qumështi i gomarit. Ngjyra e qumshtit të gomarit është më ndritshme në krahasim me qumështin e lopës. Ajo konsumohet vetëm një decilitër në ditë. Për 24 orë, kjo është pothuajse njëqind për qind e sakt se pas konsumimit të qumështit largohet kollitja”, tha Darko.

Qëllimi i tij është që të blejë të gjithë gomarët në Mal të Zi.

“Synojmë ta zgjërojmë fermën. Do të rrisim kapacitetin e fermës, dhe qëllimi është të blejmë të gjitha gomarët në Mal të Zi, që të bëjmë një fermë të madhe, e cila përmes shitjes së qumështit të vetë mbahet”, thotë Saveljiç.

Lajme të ngjashme

Back to top button