Ambasadori Reka për vizitë në Komunën e Çairit

Në një vizitë zyrtare në Komunën e Çairit ishte Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë Fatos Reka. Ambasadorin në ambientet e komunës e priti Kryetari i Çairit Izet Mexhiti. Gjatë një bisede të gjatë punuese dhe miqësore Mexhiti e njoftoi Ambasadorin me specifikat e Komunës së Çairit.

Në këtë takim Mexhiti e njoftoi Ambasadorin me aktivitetet dhe projektet të cilat janë në realizim e sipër sikur edhe me planet afatshkurta dhe afatgjata zhvillimore të cilat pritet të realizohen në të ardhmen me mundësitë vetanake të komunës, me ndihmën e resorëve adekuat qeveritar si dhe nëpërmjet projekteve tjera.

Nga ana tjetër, Reka duke shprehur admirimin e tij për këto të arritura reflektoi gatishmërinë e pakursyer të tij për mbështetjen e projekteve në fushën e kulturës dhe arsimit për Komunën e Çairit, njoftojnë nga kjo Komunë.

Lajme të ngjashme

Back to top button