Gostivari lider i tabelës në Ligën e Dytë

Sot është rikthyer futbolli në kampionatin vendor, me ndeshjet e xhiros së katër që i kanë zhvilluar skuadrat, ndërsa derbi është zhvilluar në mes dy ekipeve të vetme shqiptare, Vëllazërimit dhe Gostivarit.

Ndeshja në fjalë është luajtur në Kërçovë, e ku në fund tri pikët i kanë takuar Gostivarit, që me këtë fitore është ngjitur në pozitën e parë të tabelës.
Të parët në avantazh kishin kaluar mysafirët me golin që e kishte shënuar Liridon Ilazi në minutën e 33-të, e që me këtë rezultat ka përfunduar dhe pjesa e parë. Vazhdimi i ndeshjes përsëri ishte në anën e gostivarasve, të cilët shënuan përsëri gol, kësaj radhe nga pika e bardhë realizoi Maliq Beluli në minutën e 70-të. Vëllazërimi u këndell në minutën e 77-të, kur Agron Zeqiri zbuti rezultatin në 1:2, por duke mos arritur që deri në fund të barazojnë.

Në derbin tjetër të Ligës së Dytë, Teteksi me vetëm një gol e ka mundur Makedonija Gj.P. e që realizues ishte Demir Benjamini. Disfatën e parë në këtë sezon e ka përjetuar edhe debutuesi, skuadra e Lubanci që u mund nga Pelisteri me rezultat 3:1.

Rezultatet e xhiros së 4-të:
Vëllazërimi – Gostivari 1:2
“Skopje” – Euromilk 1:0
Pelisteri – Lubanci 3:1
Kozhuf – Pobeda 0:1
Makedonija Gj.P. – Teteksi 0:1

TABELA: 1.) Gostivari 8 pikë, 2.) Lubanci 7, 3.) Makedonija Gj.P. 7, 4.) Pobeda 6, 5.) Pelisteri 6, 6.) Teteksi 6, 7.) Vëllazërimi 5, 8.) “Skopje” 5, 9.) Euromilk 1, 10.) Kozhufi 0 pikë. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button