Dortmundi i sigurtë, Bayerni me vështirësi kalon Augsburgun

Bayern Munich ka arritur një fitore të mundimshme në derbin rajonal me Augsburgun. Skuadra e udhëhequr nga Pep Guardiola ishte afër ta pësonte humbjen e parë në këtë edicion por në minutat e fundit barazuan fillimisht më pas kaluan në epërsi për të triumfuar 2:1.

Alexandër Eswein shënoi golin e vetëm për vendasit, para se bavarezët të rikthehen në lojë në minutat e fundit të ndeshjes. Robert Lewandowski barazoi rezultatin në minutën e 78-të, ndërsa golin e fitores për kampionin aktual e shënoi Thomas Muller në minutën e fundit nëpërmjet penalltisë.

Ndërkohë Borussia Dortmund nuk di të ndalet duke fituar këtë edicion duke marrë pikët e plota nga katër përballjet e deri tanishme. Verdhezinjtë kanë shënuar fitore të madhe në udhëtim te Hannover 96, me rezultat 4-2. Në këtë takim për Borussian debutoi edhe Adnan Januzaj që u inkuadrua në fushë në pjesën e dytë.

Pierre Emerick Aubameyang shënoi dy gola, ndërsa Henrik Mikhtaryan një dhe një autogol për vendasit për ta kompletuar fitoren e katërt në këtë edicion për Dortmundin.

Lajme të ngjashme

Back to top button