fbpx

E tepron Reali dhe Ronaldo, “shkelin” Espanyolin (Video)

Real Madridi e ka turpëruar Espanyolin, në fushën vendëse, duke e mposhtur me rezultat të thellë 6-0. Djelmoshat e Rafa Benitezit ishin dominant në çdo aspekt.

Los Blancos iu deshën vetëm shtatë minuta për të shënuar golin e parë përmes shtatës më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo.

Asi portugez zhbllokoi rezultatin dhe regjistrin e tij të goalave. Pas 187 minutash pa gjetur rrjetën, Topi i Artë ktheu gjithçka në normalitet për të dhe skuadrën.

Njëmbëdhjetë minuta pas golit të parë, Bale ndalet në mënyrë të palejueshme duke i dhënë mundësi portugezit për ta dyfishuar epërsinë.

Hat-trickun CR7 e kompletoi me golin e shënuar nga një pozitë e vështirë në minutën e 20-të të takimit.

Por, kontributi i tij në pjesën e parë nuk përfundoi këtu. Portugezi asistoi për Karim Benzeman, që në minutën e 28-të shënoi golin e katërt për skuadrën mbretërore.

Pjesa e parë u mbyll me kaq, por në të dytën Ronaldo hapi përsëri llogarinë.

Në minutën e 61-të ai shënoi golin e pestë për skuadrën dhe të katërtin personal në këtë ndeshje.

Për të vulosur dhe rrumbullakësuar gjithçka, në minutën e 81-të, ish asi i Manchester Unitedit shënoi të pestin gol të tij në ndeshje.

Lajme të ngjashme

Back to top button