Itali, shqiptari shmang grabitjen, karabinierët: T’i jepet leja e qëndrimit

Një shtetas shqiptar në Itali, pa leje të rregullt qëndrimi, ka shmangur një grabitje në një supermarket në qytetin e Kazertës, në jug të vendit fqinj.

Sipas agjencive italiane të lajmeve, 32-vjecari Roland Muça është përballur me një grabitës të armatosur me pushkë, trasnmeton Top Channel.

Ngjarja ka ndodhur 7 marsin e kaluar, kur Muça i është vërsulur grabitësit, duke i dhënë jetë një përleshjeje fizike, në fund të të cilës ka arritur ta çarmatosë atë.

Grabitësi është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa arma është sekuestruar nga karabinierët, të cilët kanë kërkuar dhënien e lejes së jashtëzakonshme të qëndrimit për 32-vjeçarin shqiptar.

Lajme të ngjashme

Back to top button