Publikohen të dhënat e para të operacionit kundër informalitetit në Shqipëri

Disa ditë pas nisjes së aksionit kombëtar kundra informalitetit në Shqipëri, Drejtoresha e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Briseida Shehaj dhe Drejtori i Përgjithshem i Inspektoriatit të Punes, Dritan Ylli kanë mbajtur një konferencë për mediat, ku kanë bërë të ditur disa nga rezultatet e këtiij operacioni, raporton Anadolu Agency (AA).

Në këtë konferencë janë dhënë detaje rreth këtij operacioni kundra informalitetit dhe për çështje të tjera që lidhen me këtë operacion.

Drejtoresha e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve të Shqipërisë, Brisida Shehaj ka deklaruar në konferencën për mediat se deri tani janë kryer 13532 kontrolle në kuadër të këtij operacioni në të gjithë vendin, ku 1440 subjekte janë gjobitur. Ajo ka konfirmuar se 590 subjekte janë konfiskuar që dispononin mallin pa faturë, ndërsa subjekte me shhkelje janë konstatur 1968.

Shehaj ka bërë ditur gjithasjhtu se janë evidentuar 186 subjekte te paregjistruara. Drejtuesja e administratës së tatimeve në Shqipëri ka bërë të ditur se si rezultat i operacionit është rritur numri i kuponëve të lëshuar nga bisnezet.

Ndërsa drejtori i Përgjithshem i Inspektoriatit të Punes, Dritan Ylli ka deklaruar se nga kontrollet në 13532 subjekte, 325 punonjës janë gjetur në punë informale. Sipas tij këta punonjës janë vendosur në skemën e sigurimeve. Ylli ka shtuar se punonjës pa sigurime u gjetën edhe në subjekte të licencuara.

Kujtojmë se ashtu siç ishte paralajmëruar ditë më parë nga vetë kryeministri i vendit, Edi Rama, më 1 shtator 2015 ka nisur operacioni kombëtar kundër informalitetit në fushën e aktivitetit të bizneseve. Kryeministra Rama bëri me dije gjatë prezantimit të kësaj nisme se janë 600 grupe që janë përcaktuar dhe janë plotësuar me përfaqësues të agjencive të ndryshme që do të bëjnë punën në terren me orar të zgjatur.

Lajme të ngjashme

Back to top button