Të ardhurat më të mëdha të PKK-së vijnë nga droga

Burimi më i madhë i të ardhurave të organizatës terroriste PKK është nga trafiku i drogës, e cila merr pjesë në të gjitha fazat e tregtisë me drogë. Sipas vlerësimeve organizata terroriste ka të ardhura prej 1.5 miliardë dollarë deri më 3 miliardë dollarë në vit nga droga. Organizata terroriste në të shumten e rasteve i helmon fëmijët dhe të rinjtë duke siguruar të holla për të blerë armë, raporton Anadolu Agency.

Sipas raportit të zyrës së Policisë Evropiane (EUROPOL) organizata terroriste PKK është e para në tregun e drogës.

Orgaizata të ndryshme të OKB-së kanë pregatitur raporte ku informohet se organizata terroriste PKK është përfshirë në tregtinë e drogës dhe se me të ardhurat prej kësaj tregtie i përdor për të armatosur krahun militant.

Edhe në disa burime ndërkombëtare informohet se PKK-ja ka të ardhura prej 500 milionë dollarë deri më 2.5 miliardë dollarë në vit nga droga, e cila është duke i shitur fëmijëve në Europë prej 8-12 vjeç dhe më pastaj i përdor këto të holla në furnizimin e armëve.

PKK-ja një pjesë të drogës që e shet në treg vjen nga kanabis-i të cillin e mbjell në zonat e mbjelljes. Në vitet e fundit me operacionet e zhvilluara përmes mjeteve ajrore pa pilot janë zbuluar shumë fusha që i përket PKK-së ku kultivohet drogë. Për këtë shkak zonat e mbjelljes i kanë lëvizë në veri të Irakut.

Organizata terroriste PKK është duke kontrolluar drejtëpërdrejt ose tërthorrazi një pjesë të rëndësishme të trafikut të drogës në Turqi. Përveç tregut të mbrendshëm PKK-ja kontrollon një përqindje të madhe të drogës që vjen nga Azija dhe Lindja e Mesme e cila shkon drejt Evropës.

PKK-ja është e njohur për prodhimin e heroinës, veçanërisht prodhimi derivatëve të opiumit në Veri të Irakut ku më pastaj nëpërmjet Turqisë dërgohen në Evropë. PKK-ja gjithashtu merr komisinone nga trafikantët e drogës.

-Në vitin 2015 janë kryer 28,289 operacione-

Sipas raportit të pregatitur nga Departamenti i kontabandës dhe byroja e kontrollit të krimit të organizuar i Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë policia e narkotikës këtë vit ka kryer 28,289 operacione dhe janë marrë në paraburgim 44,767 trafikantë të drogës.

Mbrenda 9 muajve të këtij viti janë konfiskuar 21 tonë 713 kilogramë marihuanë, 5 tonë 769 kilogramë heroinë, 339 kilogramë opium, 242 kilogramë kokainë, 114 kilogramë metamfetamin dhe 16 kilogramë bazmorfinë.

Në operacione gjithashtu janë konfiskuar 3 milion 409 mijë 436 ekstazi dhe 428 mijë 723 “captagon”, dhe janë shkatërruar 9 miljon 217 mijë 243 kanabis sativa (jute). Forcat e sigurisë kofiskuan edhe 213 kilogram bonsai.

-36 mijë operacione, 60 mijë paraburgime-

Sipas policisë së Narkotikës, në vitin 2014 gjithashtu janë kryer 36 mijë 579 operacione ku janë marrë në paraburgim 60 mijë 502 veta. Numri i operacioneve dhe paraburgimeve në krahasim me vitin e kaluar është rritur për 11,8 % dhe 5,4% respektivisht.

Në vitin 2014 janë konfiskuar 83 tonë e 886 kilogramë marihuanë, 10 ton e 23 kilogramë heroinë, 533 kilogramë bonsai, 377 kilogramë kokainë, 159 kilogramë opium, 88 kilogramë metafetamin dhe 19 kilogramë amfetamin. Policia gjithashtu konfiskoj 7 miljon 938 mijë 289 kanabis sativa (jute), 1 miljon 535 mijë 9 ekstazi dhe 245 mijë 11 captagon.

Nga heroina e konfiskuar vitin e kaluar 1 tonë e 498 kilogramë ishin konfiskuar në qytetin Van.

Pas Van-it me raddhë vijnë, Stambolli, Kocaeli, Erzurum, Agri, Ankara, Hakkari, Bitlis dhe Adana. Bonsai, përdorimi i së cilës arritti rittje të lartë viteve të fundit më së shumti u konfiskua në Stamboll, Izmir, Sakarya, Bursa dhe Ankara.

-Fëmijët dhe të rinjtë janë duke u zgjedhur si objektiva-

Sipas raporteve të vitit 2014 të marrur nga Qendra e Monitorimit të Drogës dhe Varësisë së Drogës e cila është nën kontrollën e Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë (TUBIM) në Turqi kanë humbur jetën 325 veta ku 5 veta janë nën 15 vjeç. 8% të vdekurve nga droga janë ndërmjet 15 dhe 19 vjeç.

Sipas raportit, në Turqi ka 60 mijë të varur nga droga, ku 4 720 janë duke marrë trajtim për tu shpëtuar nga droga.

Në Turqi përdorimi i drogës prej 15 deri 24 vjeë është 2,9 përqind deri sa prej 25 deri më 44 është 2,8 dhe prej 45 deri më 64 është 2,3 përqind.

Sipas raportit të TUBIM-it marihuana më së shumti përdoret në Diyarbakir dhe Sanliurfa duke përfshirë Lindjen dhe Jug-Lindjen e Turqisë. Në përdorimin e heroinës Stambolli është në vendin e parë. Ekstazi më së shumti përdoret në Ankara, kurse kokaina më së shumti përdoret në vendet turistike.

Në raport theksohet se 22,445 veta janë në burg për shkak të krimeve të lidhura me drogën.

Lajme të ngjashme

Back to top button