Gruevski: Papunësia mbetet sfidë për Maqedoninë

Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski, në hapjen solemne të samitit të dytë investues global që po mbahet në Ohër, tha se sfida më e madhe me të cilën po përballet Maqedonia është papunësia e cila ende është në nivel të lartë.

“ Papunësia vazhdon të jetë sfida më e madhe, edhe pse në këto kushte të vështira ne arritëm që ta zvogëlojmë dukshëm. Papunësia në vitin 2006 ishte rreth 360 përqind, ne në këto kohë të vështira këtë përqindje e zvogëluam në 28”, ka thënë Gruevski.

Ai shtoi se papunësia do të mbetet në fokusin e Qeverisë duke krijuar masa dhe politika për hapjen e vendeve të reja të punës.

Kryeministri Gruevski gjithashtu tha se Maqedonia për momentin ka një politikë stabile makroekonomike.

Në Samitin e Ohrit “Maqedonia 2025” marrin pjesë mbi 350 pjesëmarrës të cilët do të debatojnë për mundësitë për bashkëpunim më të madh ekonomik.

Lajme të ngjashme

Back to top button