Mediat greke: E pabesueshme! Edi Rama ka 200 milionë Euro pasuri në offshore

Dokumenti sekret i OSBE për politikanët shqiptarë mesa duket ka trazuar ujërat edhe jashtë kufijve. Dhe pika që ka bërë më shumë bujë është ajo për pasurinë e Kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Mediat greke e kanë cilësuar si “të pabesueshme” pasurinë e Kryeministrit Rama.

“Për herë të parë, raporti referohet në mënyrë specifike mbi pasurinë e Kryeministrit Rama, të cilën e ka fshehur në SHBA nëpërmjet vëllait të tij Olsi Rama.

Në raport janë përfshirë edhe akuzat e lejeve abuzive të ndërtimit kur ai ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës”, shkruan gazeta greke iEfimerida, transmeton Syri.net

Shkrimi i gazetës greke përfshin edhe kryeparlamentarin Ilir Meta.

“Kurse përsa i përket Kryetarit të Kuvendit dhe liderit të Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, raporti i OSBE i referohet interesave në kompanitë e ndërtimit, në turizëm, energji si dhe për marrëdhëniet e tij me mafien”, shkruan iEfimerida.

Këtu mund të lexoni shkrimin e plotë të gazetës greke iEfimerida.

Lajme të ngjashme

Back to top button