Grabitje në një pompë të benzinës në Kumanovë

­ Dy persona të panjohur mbrëmë e kanë grabitur pompën e benzinës “Kitka Petrol” në rrugën magjistrale Kumanovë­Kriva Pallankë në lagjen Karposh.

MPB kumtoi se 25 minuta pas mesnate dy burra të maskuar kanë hyrë në pompën e benzinës. Njëri prej tyre i ka drejtuar armën në kokë të punësuari dhe dy herë e ka goditur me pistoletë në pjesën e kokës dhe ia ka marrë paratë e fituara gjatë ditës.

Personi tjetër ka hyrë në zyrë tek e punësuara e dytë dhe me kërcënim i ka kërkuar para. Autorët sipas MPB­së, kanë grabitur shumë kuti me cigare dhe pije, dhe kanë ikur në drejtim të panjohur. Kontroll në vendin e ngjarjes ka bërë ekipi i SPB­së­Kumanovë.

Po ndërmerren masa për gjetjen e personave të panjohur.

Lajme të ngjashme

Back to top button