Partia në pushtet refuzon të japë ekip të posaçëm prokurorit special

Partia në pushtet refuzon të japë ekip të posaçëm prokurorit special.

Burime diplomatike për NOVA të kyçur në procesin e negociatave  për zbatimin e Marrëveshjes së Przino thonë se partia VMRO-DPMNE në pushtet refuzon që prokurori special të formojnë ekipin e tyre me të cilën ai do të punojë.

“Së paku dhjetë prokurorë janë të nevojshëm në ekipin e prokurorit special, sepse mund të ketë nevojë për ngritjen e hetimeve edhe në vendet e huaja. Nëse prokurori  është i vetëm nuk do të jetë e mundur për të përfunduar ndonjë punë pa një ekip dhe do të jetë i mbyllur në zyrë, thonë burime për NOVA.

Puna rreth zgjedhjes së prokurorit ka shkuar me vështirësi për këto arsye, ndërsa ndaj pushtetit po bëhet një shtypje e madhe diplomatike nga përfaqësues të lartë të bashkësisë ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme

Back to top button