“Duam Çair të pastër” kërkon shkarkimin e drejtoreshës së shkolle fillore Imri Elezi

OJQ Lëvizja për mjedis të pastër “Duam Çair të pastër” ka kërkuar shkarkimin e drejtoreshës së shkolle fillore Imri Elezi në Shkup pasi që ajo ka lejuar të priten drunjtë të cilët me vite të tëra janë rritur aty dhe kanë bërë hije për fëmijët gjatë ditëve të nxehta të verës.

Në vazhdim ju sjellim kërkesën e plotë:

Me anë të kësaj shkrese, dëshirojmë të njoftojmë opinionin e gjerë në tërë Maqedoni se në Çair puna jo serioze më çdo veprimtari ka marrë përmasa tepër shqetësuese!

Një numër i konsiderueshëm i drejtorëve dhe drejtoreshave (partizanë partiak) të punësuar nëpër institucionet e arsimit, si në foshnjore dhe shkolla punën e tyre e marrin sikur aty ku ata janë drejtues mund të bëjnë çka të duan!
Më herët, ishte rasti i një drejtoreshe e foshnjoreve të Çairit kur ajo nga neglizhenca, në oborrin dhe pas objektit të foshnjores e  kishte lejuar të grumbullohen mbeturina prej vitesh, ishin gjetur injeksione të droguarve, fëlliqësi e përmasave katastrofave, dhe ne kur i shfaqëm fotografitë në faqen tonë të facebook-ut, ajo papastërti e grumbulluar me vite u zbut menjëherë një ditë më vonë, themi u zbut sepse aty ka punë ende të mbahet vendi pastër për fëmijët e vegjël të jenë të sigurt nga ndonjë epidemi apo sëmundje ngjitëse!
Sot, në inboxin tonë, morëm fotografi tepër shqetësuese! Në oborrin e Sh F “Imri Elezi” (Nikolla Vapcarov) në Çair drejtoresha thjeshtë ka lejuar që të priten drunjtë të cilët me vite të tëra janë rritur aty dhe kanë bërë hije për fëmijët gjatë ditëve të nxehta të verës!
Kërkojmë nga kryetari i komunës z. Izet Mexhiti që pa asnjë shpjegim shtese të shkarkon këtë drejtoreshë e cila ka lejuar prerjen e drunjve në oborrin e shkollës, sikur të ishin ato drunj pronë e saj private!
Joserioziteti në institucione duhet të ndëshkohet patjetër
Për më tepër shikoni fotografitë!
nv10 nv0 nv20

 

Lajme të ngjashme

Back to top button