Tetovë: Parkimi zonal premtohet por nuk fillon

Edhe pse pritej që gjatë verës të fillojë të funksionojë parkingu zonal në qytetin e Tetovës, megjithatë në praktikë nuk ndodhi. Edhe pse të gjitha pengesat ligjore dhe teknike pothuajse ishin tejkaluar që të fillonte parkimi i shumëpritur zonal, megjithatë ndodhi e papritura, vërshimet të cilët penguan këtë proces. Në qytetin e Tetovës në shumë vende janë vendosur tabelat informuese për parkimin zonal, por i njëjti nuk është funksional, transmeton TV Koha.

Ky është arsyetimi i Komunës së Tetovës për mos fillimin e parkimit zonal, edhe pse kanë kaluar disa muaj që në Këshill u votua ndërmarrja për parkingjet. Edhe në Komunën e Tetovës pranojnë se ka pasur ndërprerje të procedurave për fillimin e parkimit zonal.

Sipas kryetarit të Këshillit të Komunës së Tetovës, Hisen Xhemaili, ndërprerja i dedikohet vërshimit dhe koncentrimit të kapaciteteve të komunës për t’u përballur me këto vërshime, ku pjesa dërmuese e administratës dhe shefave të sektorëve kanë qenë të angazhuar nëpër shtabet e emergjencës.

Lajme të ngjashme

Back to top button