Festival i ushqimit organik

Festivali i ushqimit organik do të mbahet sot në komunën Gjorçe Petrov në të cilën do të marrin pjesë 15 prodhues të ushqimit të shëndetshëm organik nga Republika e Maqedonisë.

Qëllimi i këtij manifestimi është promovimi dhe nxitja e mënyrës tradicionale të kultivimit të ushqimit pa mjete të dëmshme kimike. Në festival krahas prezantimit të prodhimeve, do të përgatitet edhe ushqim i shëndetshëm, në mënyrë të vjetër tradicionale.

Sipas përfaqësuesve të Komunës Gjorçe Petrov lloji i tillë i manifestimeve janë prezantim i shkëlqyer turistik dhe mundësi për bujqit e interesuar nga afër të njihen me kushtet, përparësitë dhe mundësitë të cilat ofrohen në prodhimtarinë e ushqimit të shëndetshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button