Zbardhet padia e ish-bashkeshortit ndaj Aurela Hoxhës

Martesa 10-vjeçare e modeles dhe partnerit të saj Admir Ismajlukaj, duket se ka mbërritur në stacionin e fundit.

Sipas padisë së depozituar në gjykatë, biznesmeni kërkon divorcin nga bukuroshja e ekranit pikërisht pasi kjo e fundit, “nuk është treguar korrekte në marrëdhëni” duke e dëmtuar paditësin nga ana morale.

Ja çfarë shkruhet në padinë e depozituar për zgjidhjen e martesës mes Aurela Hoxhës dhe Adit të përcjellur nga Lapsi.al :

‘’Fillimisht marrëdhëniet tona martesore kanë qenë të mira dhe janë karakterizuar nga dashuria, mirëkuptimi reciprok dhe harmonia familjare. Kohët e fundit marrëdhëniet tona familjare janë përkeqësuar për shkak të qëndrimeve jo korrekte të palës së paditur ndaj meje, I ndodhur në këto rrethana, ku marrëdhëniet tona janë dëmtuar rëndë nga ana morale prej të paditurës kanë sjellë si pasojë mungesën e harmonisë, mirëkuptimit dhe respektit tim ndaj Aurelës. Ka vend të theksohet se marrëdhëniet në vazhdimësi nuk janë përmirësuar, por përkundrazi janë dëmtuar, duke ndërprerë dhe bashkëjetesën tonë dhe si rrjedhojë kemi më tepër se 4 muaj që jetojmë të veçuar. Martesa jonë e ka humbur qëllimin e ndaj dhe bashkëjetesa jonë është bërë e pamundur. Unë paditësei Admir Ismajlukaj, për situatën dhe gjendjen e krijuar, atë të prishjes së marrëdhënieve bashkëshortore, rezervoj të drejtën e kërkimit të fajësisë sipas situatës që do të krijohet gjatë shqyrtimit gjyqësor, të qëndrimit që do të mbaje e pandehura’’.

Sipas një interviste të herëshme të Aurelës, ajo u njoh me Adin që në moshën 16-vjeçare, pasi rastisi që e mori shtëpinë një kat sipër tij. Prej atëherë, Aurela Hoxha frekuentoi partnerin e saj i cili së fundi po i kërkon ndarjen në gjykatë.

Lajme të ngjashme

Back to top button