Dita botërore e ndihmës së parë

­ Kryqi i Kuq i qytetit të Shkupit dhe organizatat komunale të Kryqit të Kuq në territorin e qytetit të Shkupit, sot në mënyrë tradicionale e shënojë Ditën Botërore të Ndihmës së parë në bashkëpunim me SPB Shkup.

Me këtë rast do të organizohen ushtrime demonstrative për dhënien e drejtë të ndihmës së parë në disa lokacionie në Shkup respektivisht para QT Biser, QT Siti moll, Porta Maqedonia dhe përballë QT Mavrovë. Do të stimulohen aksidente, ndërsa shoferët dhe automjetet motorike që do të ndalohen nga ana e ekipeve të SPB Shkup do të duhet të sanohen në mënyrën e duhur.

Në ushtrimet përveç vullnetarëve nga Kryqi i Kuq do të marrin pjesë edhe pjesëmarrës të 19 shkollave tetëvjeçare dhe të mesme në të cilat Kryqi i Kuq i qytetit të Shkupit ka klube shkollore për edukim dhe parandalim, ndërsa të rinjtë do të inkuadrohen në dhënien e fletushkave për kalimtarët.

Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Ndihmës së parë është realizuar trajnim për 19 arsimtarë dhe profesorë përgjegjës për punën e klubit në shkollën e tyre, ndërsa janë siguruar edhe një numër i madh i materialeve sanitetike që do të dorëzohen në secilën prej shkollave.

Aktivitetet sivjet janë pjesë e projektit Klube shkollore për edukim dhe parandalim e përkrahur nga Transmet ­ Shkup.

Lajme të ngjashme

Back to top button