Ministria e Jankullovskës më “mashkullore”

Qendra për hulumtim dhe krijimin e politikave më ndihmë të Fondit për gra pranë Kombeve të Bashkuara, nga muaji nëntor të vitit të kaluar deri në muajin shkurt ka realizuar projektin për hulumtimin dhe zbatimin e Planit Aksionar për gra, “paqe dhe siguri në Maqedoni”, si pjesë e projektit rajonal “Ndërtimi i rrjetit për gjini dhe siguri në Ballkanin Perëndimorë”.

Studimi arriti në përfundimin se megjithëse ekziston një kuadër ligjor solid për integrimin e perspektivës gjinore në sektorin e sigurisë, është evidente hendeku midis saj dhe realitetit .
“Përqindja e grave të përfshira në sektorin e sigurisë në Maqedoni është relativisht e vogël , me një tendencë për ulje në mënyrë drastike, kur është fjala për funksionet e larta drejtuese që pengojnë pjesëmarrjen e grave në vendim-marrje mbi sigurinë për vendin.

Për ilustrim, Ministria e Mbrojtjes nga 40 përqind punonjëse femra , vetëm një pjesë e tyre janë në pozita menaxhuese, ku mund të ndikojnë në politikat e sigurisë së vendit. Përveç kësaj , edhe pse në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme është një grua, kjo nuk e ndryshon faktin se ky institucion ka numrin më të ulët të grave të punësuara në krahasim me ministritë e tjera dhe vlen për ministri më “Mashkullore”.

Lajme të ngjashme

Back to top button