Një i vdekur dhe tre të plagosur nga aksidenti rrugor në Durrës

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar në orët e para të mëngjesit në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03.10 në aksin rrugor Plepa- Shlozet- Unazë, në afërsi të mbikalimit të trenit, njofton Top Channel.

Drejtuesi i automjetit tip BMW me targë AA 470 JZ ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga.

Për pasojë ka humbur jetën 79 vjeçarja M. Ç, si dhe janë në gjendje të rëndë N. Ç, 56 vjeçe dhe Dh. Ç, 46 vjeçe.

Ato janë dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën është 8 vjeçarja J. Ç.

Të dhënat e para të grupit hetimor bëjnë të ditur se shkak i aksidentit mund të ketë qënë shpejtësia tej normave të lejuara dhe përdorimi i pijeve alkoolike.

Lajme të ngjashme

Back to top button