Obama: Ushtria ruse në Siri, gabim i madh

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se mbështetja e Rusisë për presidentin sirian, Bashar al-Assad, do të dështojë.

Rusia ka thënë se do të forcojë ushtrinë e Assadit, sepse ajo është forca më efektive për të luftuar grupin ekstremist të Shtetit Islamik (IS), transmeton REL.

Obama ka thënë se kjo strategji është një “gabim i madh”. Sipas tij, përfshirja gjithnjë e më e madhe e Rusisë në Siri, tregon se Assadi është i brengosur. Uashingtoni po ashtu ka paralajmëruar se ushtria ruse në Siri mund të konfrontohet me koalicionin ndërkombëtar që kryen sulme ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Lajme të ngjashme

Back to top button