Stavreski: Pagesa e dëmeve nga përmbytjet në Strumicë deri më 15 shtator

Deri më 15 shtator do të paguhen urdhëresat për dëmet nga përmbytjet në komunën e Strumicës, ndërsa pagesa për atë destinim do të vazhdojë edhe në komunat e tjera, informon zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave Zoran Stavreski.

Gjatë vizitës në komunën Vasilevë, Stavreski tha se do ta plotësojë premtimin e dhënë për pagesën e dëmeve nga përmbytjet deri të mërkurën e javës së ardhshme.

“Pagesa e dëmeve nga përmbytjet zhvillohet vazhdimisht në të gjitha komunat e Republikës së Maqedonisë që janë goditur nga përmbytjet. Ashtu siç paralajmëroi kryeministri gjatë vizitës në komunën e Strumicës do ta plotësojmë atë që ishte thënë përkatësisht deri të mërkurën e javës së ardhshme do të paguhen urdhëresat që kanë të bëjnë me dëmet e përmbytjeve në komunën e Strumicës. Bëhet fjalë për mbi 400 urdhëresa, për 400 familje, ndërsa vlera e mjeteve është 33 milionë denarë. Agjencia dhe komisionet e kryejnë punën dhe të hënën do t’i dorëzojnë urdhëresat dhe fillojme me pagesën e tyre, kështu që deri në javën e ardhshme do të paguhen tërësisht”, deklaroi Stavreski duke i’u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Sipas tij, njëkohësisht do të vazhdojë pagesa e dëmeve të përmbytjeve edhe në komunat e tjera të shtetit.

“Qytetarët duhet të presin përkatësisht ata të cilët ende nuk kanë marrë, si dhe të tjerët që paraprakisht ishin paguar se edhe atyre do t’ju jepen mjete në të gjitha komunat duke e përfshirë edhe këtë rajon”, tha Stavreski.

Lajme të ngjashme

Back to top button