Finale ëndërrash në US Open, Federer – Gjokoviç

Roger Federer ka fituar lehtësisht kundër Stan Wawrinka në gjysmëfinale të US Open.
34-vjeçari arriti të shënoi fitore kundër bashkëkombësit të tij duke i fituar tre setet, 6-4, 6-3 dhe 6-1.

Tani Federer do të përballet në finale me Novak Gjokoviç, i cili fitoi kundër kroatit, Marin Çiliç në tre setet me rezultat 6-0, 6-1 dhe 6-2.

Tani tenisti zviceran ka mundësi të fitojë titullin e tij të 18 në Grand Slam dhe nëse kjo ndodh, ky do të jetë i pari për atë që nga viti 2012.

Lajme të ngjashme

Back to top button