Kopshti Wilson investimi më cilësor për përkujdesjen e fëmijëve

Sot, në prani të Ministrit për Punë dhe Politikë Sociale z.Dime Spasov, drejoreshës së përgjithshme të Shkollës Woodrow Wilson znj. Elita Masha, fëmijëve të kopshtit Wilson, stafit dhe nxënësve të shkollës Wilson, u hap solemnisht kopshti për femijë Wilson Kindergarten.

Me këtë rast Ministri Dimov dorëzoi solemnisht lejen për punë menaxheres së Wilson Kindergarten znj. Selda Shaini duke shtuar se “Wilson Kindergarten është një ndër investimet më të mëdha dhe më cilësore në fushen e përkujdesjes së femijeve, ky është një ndër objektet më të bukura që kam vizituar, i cili plotëson të gjitha standared për zhvillimin e aktiviteteve të kopshtit”, ndërkohe përgëzoi dhe j’u uroj shumë suskese stafit të kopshtit Wilson.

Drejtoresha e përgjithshme e Shkollës Wilson znj. Elita Masha gjithashtu uroi stafin dhe fëmijet për një vit të mbarë duke thënë se “Wilson Kindergarten ka për synim të jetë lider në regjion për sa i përket standardeve dhe impelementimit të kurrikules nderkombetare”. Drejtoresha gjithashtu falemnderoi Ministrin për Punë dhe Politikë Sociale për qasjen positive dhe profesionalizmin e treguar.

Wilson Kindergarten do të funksionoj në kuadër të kampusit Wilson, me kapacitet prej 150 fëmijë, duke ofruar kushte maksimale për edukimin dhe rritjen e shëndetshme të fëmijeve që do të jenë pjesë e kopshtit.

Lajme të ngjashme

Back to top button