Jakup Krasniqi: Isa Mustafa, a po të kujtohet viti ’81, kur Beogradi yt…

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook e ka kritikuar kryeministrin Isa Mustafa, për siç thotë ai dhunën që po përdor ndaj protestuesve.

Ai ia ka bërë edhe disa pyetje kryeministrit, derisa ia ka rikujtuar edhe regjimin e Millosheviqit. “Kryeministër, a po flenë rahat dhe a ke menduar për dorëheqje?”, ka pyetur ai.

Bile ai Beogradi i referohet se “Beogradi yt”, pra Beogradi i Mustafës.

Lexojeni postimin e plotë të Krasniqit në Facebook:

Kështu nuk qeverisen dot shqiptarët!!!
(Rinisë sonë i duhet mësim, studim dhe punë për jetë te dinjitetshme)
Kryeministër, vitin 2015 e ke nisur ters. A ke menduar si do ta përfundosh?!
Qytetarët i zhgënjyet me koalicionin, nga zhgënjimi që u sollët, i detyruat që ta marrin rrugën e refugjatëve dhe u kthyen për 15 vjet prapa, duke ua përkujtuar regjimin e kriminelit Millosheviq. Simbolikë shumë e keqe kjo apo jo?!
Para pak kohe, qytetarëve dhe opozitarëve ua kujtuat Kanunin e Lekë Dukagjinit (edhe duke i kërcënuar), sikur harruat se shqiptarët, atë të drejtë zakonore e ruajtën për shekuj për t’ju kundërvë pa ligjësive të armiqve. Qytetarëve tanë ua afruat Kanunin e mesjetës në vend që tua afronit ligjet e shekullit, te shekullit te teknologjisë më të praruar të të gjitha kohërave.
Kryeministër, kohë më parë në vend që tu kërkonit falje qytetarëve për fjalorin e rrugëve që përdoret në medie para publikut, ti u kërkove falje gomarëve! Nuk e di sa e kuptuan gjuhën tuaj ata … ?
Kryeministër, qytetarët i kanë 101 arsyeje të protestojnë, pse i ke thye në besë dhe i ke mashtruar jo vetëm në kohë fushatash zgjedhore. A te kujtohet çka ke thënë për katër e më shumë vite për qeverisjen Thaçi 1 e 2? A po ke harruar?
Kryeministër, qytetarëve me fjalë miradije e mirëbesim u jepet shpresë dhe besim për ndryshim! Pse ti në vend të fjalëve të urta e mirëbesimit, Rinisë sonë ja afroni kërbaçin! A te kujtohet viti ’81, kur Beogradi yt, mendonte që me burgje e kërbaç i mbytë të drejtat e lirit e shqiptarëve? A te kujtohet regjimi kriminal i Millosheviqit, shqiptarëve ua kishte lënë të hapur: rrugën e nënshtrimit e të ikjes ose të luftës a të vdekjes?
Kryeministër, a po flenë rahat dhe a ke menduar për dorëheqje?
A e dinë Kryeministër, cili është fati i atyre, që shqiptarëve ua afruan kërbaçin, burgun e vdekjen në vend të jetës se lirë e të dinjitetshme? Pse Kryeministër, nuk po mëson nga historia e dhunës, e kërbaçit dhe e burgjeve ….?!
Kështu nuk qeverisen dot shqiptarët!!! Historia po flet, jo unë. Lexojeni drejtë historinë! Ajo është mësuese e jetës.
Kështu nuk duhej të ndodhte, se paku jo më 11 shtator! Kur duhet përkujtuar viktimat e terrorizmit!

Lajme të ngjashme

Back to top button