Itali, policia zbulon disa fëmijë duke punuar në një fabrikë kineze

Policia në Itali ka zbuluar disa fëmijë duke punuar, përfshirë një djalë tetë-vjeçar dhe dy adoleshentë gjatë bastisjes në një fabrikë kineze të lëkurës në Italinë veriore, citojnë mediat policinë italiane të premten, transmeton Anadolu Agency (AA).

Adoleshentët ishin të moshës 14 dhe 17 vjeç. Tre fëmijët u zbuluan në fabrikën e përpunimit të lëkurave në qytetin Varese të provincës Olgiate Olona pranë Milanos.

Fabrika e përpunimit të lëkurave në pronësi të kinezëve, furnizonte me mallra markat e njohura të modës italiane, theksonte gazeta “Corriere della Sera” pa përmendur emrat e markave.

Pronari i firmës u akuzua për shfrytëzimin e fëmijëve në punë dhe do të përballet me gjoba.

Kjo ishte hera e parë që policia financiare e Italisë zbuloi një fëmijë tetë vjeçarë që punon në provincën Varese.

Në vitin 2009, u zbulua një fabrikë e  paligjshme e rrobaqepësisë në një vilë, në afërsi të aeroportit të Milanos “Malpensa”, ku familje të tëra të emigrantëve kinezë, përfshirë edhe fëmijët u kapën duke punuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button