Polici shqiptar i Serbisë flet për humanizmin ndaj emigrantëve

Polici Rexhep Arifi, që u fotografua nga mediet e huaja derisa po luante me një vogëlush refugjat, ka rrëfyer për KTV-në sa i ka ndryshuar jeta pas publikimit të imazhit.

Në Preshevë kanë thënë se akti tregon për mikpritjen shqiptare.

Arifi, i cili tashmë edhe është shpërblyer nga Qeveria e Serbisë për humanitetin e treguar, ka treguar më shumë për momentet kur është bërë fotografia.

Ai tregon se si ka marrë urime nga shumë njerëz për këtë punë të bërë.

Valon Arifi, aktivist për të drejtat e njeriut në Preshevë, njëherësh familjar i policit Arifi, ka deklaruar se ai nuk e ka nderuar vetëm familjen, por të gjithë kombin shqiptar.

Sipas tij, me humanizmin e treguar, i bëhet e qartë botës për mikpritjen shqiptare.

Ministri serb i Policisë së Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, e ka shpërblyer policin Arifi “për veprimin humanitar”.

Ndërkaq, gjatë patrullimit të rregullt në fshatin Miratoc, në vendcaktimin e parë të refugjatëve pas arritjes nga Maqedonia, Rexhep Arifi është fotografuar derisa e kishte marrë në duar djalin me emrin Amir nga Siria dhe kishte luajtur me të.

Përndryshe, në Miratoc arrijnë nga 2 mijë deri 3 mijë refugjatë në ditë.

Lajme të ngjashme

Back to top button