Franca e shqetësuar për ofrimin e ndihmës ushtarake të Rusisë ndaj Sirisë

Ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius ka reaguar në lidhje me lajmet se Rusia është në drejtim të mbështetjes me ndihma ushtarake ndaj Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Fabius në përgjigjet e dhëna në kanalin televiziv “France 3″ për lajmet në fjalë duke theksuar se i konsideron”shqetësuese” u shpreh se “luftërave nuk duhet t’iu shtohet luftë”.

Ai në përgjigjen e tij në lidhje me pyetjen për lajmet se Rusia është përgatitur për ndihma ushtarake ndaj Sirisë tha se: “Kjo më shqetëson, edhe pse kolegu im rus Sergey Lavrov e mohoi këtë, unë ende vazhdoj të kem shqetësime sepse në një bisedë Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry më ka pohuaur se edhe ato posedojnë informata në këtë drejtim, prandaj nuk mund të gjejmë zgjidhje duke iu shtuar luftërave luftë”.

Ministri francez në një deklaratë tjetër në kanalin televiziv BFM ka pohuar gjithashtu se këtë çështje do ta bisedojë me homologun rus Lavrov gjatë vizitës që do të zhvillojë ditën e shtunë në Berlin.

Fabius ka thekuar më tej se pas këtij takimi do të ketë një qartësi për këtë çështje nëse armët janë dërguar për ndihmë në Siri apo për një bazë ushtarake të Rusisë në rajon.

Ministri francez ka shtuar më tej se presim nga SHBA, Rusia dhe Irani që të japin kontribute pozitive në zgjidhjen e krizës në Siri.

Ministrat francez, gjerman dhe ato Ukrainas do të mblidhen ditën e shtunë në Berlin në kudër të përpjekjeve për krizën e Ukrainës.

Lajme të ngjashme

Back to top button