Dy anije të Forcave të Armatosura të Turqisë ankorohen në portin e Vlorës

Dy anije që i përkasin Forcave të Armatosura të Turqisë, përkatësisht anija e Kontrollit të Komandës TCG S.M.Paşa dhe Anija e Minave TCG Akçakoca janë ankoruar në portin e qytetit jugorë të Shqipërisë, Vlorë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga Atasheu i Forcave të Armatosura të Turqisë në Shqipëri, thuhet se anijet në fjalë ndodhen në Vlorë në bazë të detyrave të ndryshme brenda NATO-s, si trajnime, marrjen pjesë në stërvitje të përbashkëta të NATO-s si dhe vizita në portet e shteteve që janë pjesë e Aleancës.

Anijet turke pritet të qëndrojnë të ankoruara në këtë port në datat 11 deri 13 shtator 2015.

Anijet janë vizituar sot nga Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Hidayet Bayraktar, Atasheu Ushtarak i Turqisë në Shqipëri, nënkolonel Bayram Taşçı, nënkomandant i Forcave Detare të Shqipërisë, nënkolonel Engjëll Sinanaj si dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Anijet turke të ankoruara në portin e Vlorës pritet të vazhdojnë rrugëtimin e tyre drejt Italisë më 13 shtatorë.

Lajme të ngjashme

Back to top button