Vinçi bie në oborrin e Qabes në Mekë, 87 të vdekur (VIDEO+FOTO)

(I plotësuar) – Së paku 87 persona kanë vdekur nga rrëzimi i kranit në Xhaminë e Madhe të Mekës, ka njoftuar qeveria e Arabisë Saudite.

Më shumë se 180 njerëz janë të lënduar nga aksidenti, ka bërë të ditur ministria e punëve të brendshme në “Twitter”.

__________________

Moti i keq me reshje të dendura dhe stuhi të fuqishme që ka filluar rreth orës 17 në Mekë ka shkaktuar rrëzimin e një vinçi në oborrin e Qabes, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 65 haxhinjëve ndërsa mbi 30 të tjerë janë lënduar.

Shifrat janë konfirmuar nga agjencitë e lajmeve AGF dhe Reuters ndërsa bilanci sa vjen e rritet, transmeton Albeu.

Akoma nuk dihet shtetësia dhe identiteti i haxhinjve që kanë humbur jetën ndërsa në orët në vazhdim priten detaje të tjera.

Shihni pamjet e para që vijnë nga tragjedia në Mekë.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button