Fotografi e treguar vetëm nga këndi i pushtetit

Raporti për vendosjen e gurthemelit të ndërtesës së re të Shoqatës aksionare për ekonomizim me hapësirën banesore dhe afariste (SHAEHBA) i potencon aspektet pozitive të objektit – se do të përmirësohen kushtet për punë të punëtorëve administrativë dhe do të zvogëlohen harxhimet për qira. E atë se ndërtimi do të kushtojë 8,5 milionë euro e përmend në fjalinë e fundit të kronikës, sikur bëhet fjalë për ndonjë shumë minore!

http___kanal5.com.mk_vesti_detail.asp_ID=78051Linku deri te artikulli origjinal: Kushte më të mira dhe më pak shpenzime – vendoset gurthemeli i ndërmarrjes shtetërore të banesave

Data dhe koha e publikimit: 07.09.2015, 16:22

Data e recensionit: 08.09.2015

Recensuese: Оlivera Vojnovska

 

A JANË SHUMË PARA TETË MILIONË E GJYSMË EURO?!

Në fakt, artikulli informon për fillimin zyrtar të ndërtimit të ndërtesës së re të ndërmarrjes shtetërore të banesave, që do të shtrihet në parcelë ndërtimore prej 1.547 metrash katrorë, do të ketë gjashtë kate dhe kat përdhesë, me hapësirë të përgjithshme administrative prej 6.400 metrash katrorë dhe nëntë hapësira afariste.

Në të janë theksuar në mënyrë precize burimet dhe saktë janë transmetuar paraqitjet e kryeministrit dhe të drejtorit të SHAEHBA-s, mirëpo vërehet intenca që të lavdërohet veprimi i qeverisë (kryeministrit).

Prandaj, fokusi është vënë mbi fragmente nga deklaratat e ku theksohet se bëhet fjalë për investim të arsyeshëm ekonomik, i cili përveç kursimeve për qiratë dhe për llogaritë (do të jetë objekt efikas në aspekt energjetik), do të sjellë edhe profit. Dhe këtë porosi e jep që në titull, i cili përbëhet prej dy pjesësh dhe është tepër i gjatë.

Ndërsa, informatën për vlerën e investimit të përgjitshëm të objektit prej 519 milionë denarësh, e magjinalizon dhe e përmend krejtësisht në fund të tekstit.

E mu për këtë kishte reagim nga LSDM-ja, të cilët kishin vërejtje se nuk ka nevojë të harxhohen mbi tetë milionë euro për ndërtimin e ndërtesës administrative të SHAEHBA-s.

“Hapësira të reja mund të sigurohen me shumë më pak para, me një objekt shumë më modest, bashkëkohor dhe efikas në aspekt energjetik, në bazë të standardeve më të reja.”

Mirëpo, kjo kronikë nuk e transmeton komunikatën e partisë më të madhe opozitare, por e paraqet fotografinë vetëm nga këndi i pushtetit.

E PROJEKTI I TRE VITEVE MË PARË?

Përndryshe, portali i specializuar që trajton tema nga ndërtimtaria Build.mk në tekstin me titull “Barazim me shumë të panjohura është objekti i ri në stilin “barok” i SHAEHBA-s”, përkujton se Ministria për Transport dhe Lidhje para tre vitesh publikoi shpallje për shitjen e lokacionit ku gjenden barakat e SHAEHBA-s, në rrugën Orce Nikollov, në mëhallën e Dibrës në Shkup.

Në të thuhet se në këtë lokacion prej 5.675 metrash katrorë ishte planifikuar ndërtimi i dy ndërtesave me kat përdhesë, katër kate dhe nënkulm, me hapësira afariste në sipërfaqe prej 19.395 metrash katrorë. Ndërsa, nga hapësira e përgjithshme për zyra, SHAEHBA nëpërmjet partneritetit publik-privat me partner të vendit ose të huaj, mund të siguronte 4.000 metra katrorë falas për vendosjen e punëtorëve.

Teksti thekson edhe se “tash për tash askush nga institucionet kompetente nuk del me informata se pse nuk është realizuar ky projekt”.

Këto momente që aspak nuk përmenden në kronikën që e recensojmë, pa dyshim japin një pasqyrë tjetër nga ajo që krijohet në opinion se ndërtimi i këtij objekti është veprim i qëlluar – se bëhet në vendin e duhur dhe në kohën e duhur!

Lajme të ngjashme

Back to top button