Ambulanca në “Lagjen e Trimave”, në gjendje të mjerueshme (FOTO+VIDEO)

Përveç mos-investimit prej kohësh, ambulanca e “Lagjes së Trimave”në Kumanovë ishte një nga objektet e pakursyera gjatë konfliktit të armatosur të 9 Majit. Megjithatë akoma asgjë nuk është riparuar edhe pas më se 4 muaj prej konfliktit. Portalb ju sjell pamjet “e tmerrshme” dhe të pashmangshme, që hasin qytetarët, të cilët aty shkojnë për të marrë shërbime shëndetësore.

“Erdha te mjeku sepse kisha dhimbje koke, por tani që e pash atë dritaren e thyer dhe atë ‘dhomën e pritjes’ së dikurshme mu kujtua i tërë tmerri që kemi përjetuar… Tani më duket sikur më dhemb zemra!”- thotë një qytetare.

“Kishim menduar se gjatë kësaj kohe kanë pastruar gjithçka që nuk duhet të bie në sy.”- shtoi shoqëruesja e saj, e dëshpëruar.

Përndryshe Ministria e Shëndetësisë nuk përgjigjet. Së fundi kjo ministri doli me projektin për rekonstruimin modern të Spitalit të specializuar për ortopedi dhe traumatologji” Shën Erazmo” në Ohër. por asnjë fjalë për Kumanovën. /Portalb.mk

Ambulanca në “Lagjen e Trimave”

Ambulanca në “Lagjen e Trimave”

Ambulanca në “Lagjen e Trimave”

Ambulanca në “Lagjen e Trimave”

Ambulanca në “Lagjen e Trimave”

Ambulanca në “Lagjen e Trimave”

Ambulanca në “Lagjen e Trimave”

 

Lajme të ngjashme

Back to top button