SHBA, demokratët në senat pengojnë anulimin e marrëveshjes me Iranin

Demokratët në senatin amerikan kanë penguar votimin përfundimtarë të projektligjit të sjellë në këtë kongres mbi anulimin e marrëveshjes së programit bërthamorë të arritur mes Iranit dhe vendeve 5+1. Me këtë veprim duket se mundësia e anulimit të kësaj marrëveshjeje në senat nuk duket e realizueshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Senati ka kaluar në votimin për kalimin në miratimin përfundimtarë të projektligjit i cili parashikonte anulimin e marrëveshjen mbi programin bërthamorë. Në këtë votim 58 senatorë votuan pro, 42 të tjerë duke votuar jo penguan kështu dërgimin e projektligjit për miratimin përfundimtarë. Ndërkohë për dërgimin në miratim përfundimtarë një projektligj kërkon 60 vota në Senat.

Ky përfundim konsiderohet si një fitore e madhe për Obamën. Nëse republikanët nuk do të gjejnë një tjetër zgjidhje dhe të menjëhershme për anulimin e kësaj marrëveshjes ndaj së cilës janë kategorikisht kundër, atëherë anulimi i saj nuk do të mund të vijë as përpara Obamës. Kjo do të thotë se anulimi i kësaj marrëveshjeje nuk mund të realizohet dhe se pengesa e Kongresit në lidhje me këtë ka mbaruar njëherë e mirë. Ndërkohë theksohet se Obama javën e ardhshme pritet të fillojë me lehtësimet e embargos kundër Iranit.

Nga ana tjetër republikanët të cilët përbëjnë shumicën e Kongresit amerikan i cili ka kohë deri më 17 shtatorë për shqyrtimin e kësaj marrëveshjeje do të tentojnë përsëri të anulojnë këtë marrëveshjeje.

Obama javën e kaluar duke marrë përkrahjen e 34 senatorëve kishte evituar mundësinë e aprovimit të vetos ndaj marrëveshjes mbi programin bërthamorë me shumicë absolute. Kështu ai arriti të ruaj të drejtën e vetos mbi çdo mundësi të ndonjë miratimi të mundshëm nga Kongresi për anulimin e marrëveshjes mes Iranit dhe vendeve 5+1.

Ndërkohë Obama në një deklaratë me shkrim tha se Senati ka hedhur një hap historik drejt të ardhmes. Ai theksoi se kjo marrëveshje do të pengojë Iranin të ketë mundësinë e pajisjes me armë bërthamore si dhe i njeh të drejtën për të punuar me partnerët ndërkombëtarë mbi zbatimin dhe hedhjes në jetë të kësaj marrëveshjeje.

“Ky përfundim është një fitore për sigurinë kombëtare amerikane dhe sigurinë botërore” tha Obama ndër të tjera në deklaratën e tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button