Publikohet në median sociale video e punonjësve turq të rrëmbyer në Irak

Publikohet një video e cila pretendohet se i përket 18 punonjësve turq që u rrëmbyen nga grupe të armatosura në Irak disa ditë më parë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në videon e publikuar në median sociale vërehen se punonjësit turq janë së bashku dhe thonë emrat dhe qytetet nga ata janë. Ndërsa tërheq vëmendjen se në murin prapa punonjësve ndodhen shkrimet “Njësitë e vdekjes” dhe shkrimet “Lebbejk ja Husejin”. Gjithashtu tërheqin vëmendjen edhe fytyrat e 5 militantëve të cilat janë të mbuluara plotësisht dhe me armë në duar të cilët qëndrojnë pas punonjësve.

Në titrat e paraqitura në video vërehen disa kërkesa të cilat kanë si objektiv Turqinë.

Më 1 shtator në rajonin Sadr të Bagdadit 18 punonjës turq të një firme ndërtimi u rrëmbyen nga një grup personash të armatosur dhe me uniformë.

Lajme të ngjashme

Back to top button