Fondacioni Metamorfozis organizon ditën e kushtuar sektorit civil në Shqipëri

Fondacioni “Metamorfozis” në bashkëpunim me Lëvizjen “Mjaft”, organizojnë ngjarje kushtuar sektorit qytetar “NGO Connection Day”. Ngjarja do të mbahet më 18 shtator, në Tiranë, në hotel Tirana International, në sallën për konferenca “Abret”, me fillim në orën 9:30.

Ngjarja do t’u mundësojë përfaqësuesve të sektorit qytetar (OJQ-ve) të mësojnë më tepër për mundësitë se si të aplikojnë për donacione softuerike nga programi “Techsoup Balkans”. Në këtë ngjarje do të prezantohen të gjitha përfitimet që i ofrojnë teknologjitë të cilat kontribuojnë në përmirësimin e punës së organizatave qytetare.  Fondacioni Metamorfozis beson se teknologjia mund të jetë një shtytje e fuqishme e cila hap mundësi të reja për organizatat jofitimprurëse t’i realizojnë misionet e tyre në mënyrë më efikase, më të përshtatshme si dhe për ta përforcuar ndikimin e tyre.

Hashtagu i ngjarjes është: #NGOdayAL. Për më shumë detaje klikoni këtu.

Lajme të ngjashme

Back to top button