Inter – Milan, bota me sytë nga “San Siro” (Parashikim)

Interi dhe Milani të dielën me fillim nga ora 20:45 do zhvillojnë një nga derbit më të mëdhenj të ditëve së sotme.

Vendi: Milan,”Guiseppe Meazza”
Koha: 13 Shtator 2015, ora 20:45
Takimi: Inter – Milan
Gjyqtar kryesor: Gianluca Rocchi

Derbi më i madh europian Della Madonnina, mbi të gjitha është një spektakël në tribuna. Hisotria e përplasjes së këtyre dy klubeve daton shumë vite më parë, por të njejtën gjë ata do ta përsërisin edhe në ndeshjen e radhës që do të zhvillohet mbrëmjen e së dielës në Milano, në stadiumin mitik që mban emrin e të madhit Guiseppe Meazza, ku vendas janë zikaltërit.

Tifozët e dyja skuadrave tashmë kanë filluar të ‘ndizen’. Biletat thuajse janë shitur të gjitha, me Interin që ka arritur të arkërtojë një shifër rekorde, kjo pasi këtë verë dy klubet e Milanos goditën në merkato duke shpenzuar miliona euro andaj edhe pritshmëritë e tifozëve nga të dy kampet janë vërtet të mëdha.

Pa dyshim se kjo do jetë sfida më interesante këtë sezon në kampionatin italian.

Interi në krye me teknikun Roberto Mançini kërkon domosdo fitoren për të mbajtur rritmin e rezultateve pozitive që ka pasur këtë fillim sezoni.

Ziktaltërit nuk do mund të llogarisin në shërbimet e mbrojtësit, Miranda pasi dëmtimi që pësoi në miqësoren e Brazilit ndaj SHBA-ve do ta mbajë atë jashtë fushave për më shumë se 10 ditë.

Sa i përket formacionit, tekniku i Interit do ta ketë shumë vështirë të zgjedh 11-shen startuese për këtë ndeshje pas ardhjes në skuadër të disa lojtarëve majftë cilësor siç janë Adem Ljajiç, Stevan Jovetiç dhe Ivan Persiç.

Në anën tjetër, edhe Milani do ta ketë shumë vështirë t’ia dalë në këtë ndeshje duke pasur parasysh blerjet e fundit të zikaltërve ku tashmë kanë bërë një skuadër thuajse krejtësisht ndryshe nga ajo që ishte sezonin e kaluar.

Milani me teknikun Sinisa Mihajloviç ka disa dilema sa i përket formacionit startues. Dilema më e madhe për trajnerin serb të kuqezinjve është Honda ku në vend të japonezit pritet të startojë Bonaventura në rolin e fantazisitit në mesfushë dhe pritet të ndihmojë dyshen Carlos Bacca-Luiz Adriano. I shumë përfoluri para derbit Mario Balotelli me shumë gjasa ndeshjen do ta fillojë nga pankina.

Bastoret dhe shumë ekspertë të futbollit në këtë takim e favorizojnë Interin por statistikat mes dy trajnerëve thonë të kundërtën dhe kësaj duhet t’i tremben tifozët zikaltër. Mihajloviç gjithmonë e ka dalë fitues ndaj Mançinit si në drejtimin e Sampdorias ashtu edhe në dy miqësoret e verës në krye të Milanit.

Formacionet e mundshme:

Inter: Samir Handanovic, Juan, Davide Santon, Andrea Ranocchia, Jeison Murillo, Geoffrey Kondogbia
Fredy Guarin, Adem Ljajic, Felipe Melo, Mauro Icardi, Stevan Jovetic.

Milan: Diego Lopez, Mattia De Sciglio, Alessio Romagnoli, Cristian Zapata, Ignazio Abate, Andrea Poli, Juraj Kucka, Giacomo Bonaventura, Nigel de Jong, Luiz Adriano, Carlos Bacca.

Ndeshjet e fundit të zhvilluara mes dy skuadrave:

Statistika Inter-Milan

Në këtë ndeshje padyshim duhet cekur edhe rolin e gjyqtarit Gianluca Rocchi i cili do jetë njeriu që do ta udhëheqë super-derbin që në ndeshjet e kaluara ka qenë përplotë me raste kontestuese ku më pas është përcjellur me debate dhe komente të shumta nga tifozët e dyja skuadrave.

Parashikimi i autorit: Inter 2 – 1 Milan

Vërejtje: Mos u tensiononi për shkak të parashikimit të bërë nga ne pasi ky thjeshtë është mendimi ynë. Nëse keni ndonjë mendim shprehuni në hapësirën për komente.

Lajme të ngjashme

Back to top button