KE: Ngritja e gardheve nuk është përgjigje ideale në situatën me emigrantët

Komisioni Evropian vlerëson se ngritja e gardheve nuk është përgjigje ideale në situatën me emigrantët dhe refugjatët nga Afrika dhe Arabia, transmeton gazetari i MIA nga Brukseli.

Ky reagim vjen pas deklaratës së djeshme të ministrit të punëve të jashtme Nikolla Poposki, ku thotë se BE duhet të sigurojë ndihmë më të madhe që të mund Maqedonia të ballafaqohet me valën e emigrantëve ose shteti do të merr shembullin e Hungarisë për ngritjen e gardhit.

“Ndihmën që BE e ka dhënë për Maqedoninë për të cilën ne kemi shifra konkret është e qartë dhe nuk është çështja se Brukseli nuk siguron ndihmë. Ne e kuptojmë që situate është e vështirë por nuk mendojmë se ngritja e gardheve është përgjigje ideale në këtë situatë, deklaroi zëdhënësi i KE-së Margaritis Shinas.

Lajme të ngjashme

Back to top button