Aksioni i Lëvizjes BESA: Guidës turistike në Tetovë i shtohet një objekt, “Pallati i Ryshfetit” në Reçicë

Aksioni i Rinisë së Lëvizjes BESA Të faleminderit Komandant që na shite 5 milionë euro!” ka vazhduar edhe sot, mirëpo këtë radhë në Tetovë.

“Arsyeja e e këtij aktiviteti sipas të rinjve të BESËS është që kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, në ironi ta përshëndesin dhe përgëzojnë për “Udhën e Çadrave”, si dhe për dy atraksionet e mëdha botërore të njohura si “Qyteti i Helmuar” dhe “Qyteti i Etur” dhe, me këtë rast, t’ia propozojmë edhe një pikë turistike me emrin “Pallati i Ryshfetit”.
I propozojmë asaj që selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim, aty ku kanë ardhur si ryshfet 5.000.000 eurot e “Maxhar Telekom”-it, ta shpallë atraksion turistik. Mendojmë se “Pallati i Ryshfetit” bashkë me “Udhën e Çadrave”, “Qytetin e Helmuar” dhe “Qytetin e Etur”, do ta ngrinte numrin e vizitorëve dhe turistëve në Tetovë dhe do ta bënte Tetovën ashtu siç keni dëshiruar edhe ju – simbol të helmimit dhe etjes, ndërsa tash edhe të ryshfetit.
Prandaj, që të ndihmojmë në këtë, sot aktivistët e BESËS vendosën disa shenja të këtilla rrugore në Tetovë, që secili vizitor të mund ta gjejë më lehtë “Pallatin e Ryshfetit” në Reçicë të Vogël. “ thonë nga kjo parti.

BESA Recice (2) BESA Recice (3) BESA Recice (4) BESA Recice (5) BESA Recice (6) BESA Recice (7)

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button