Ahmeti: Të zbatohet marrëveshja e 2 qershorit

Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari Ali Ahmeti, ka pritur në takim pune Ambasadoren e re të Kroacisë në Maqedoni, zonjën Danijela Barishiç.

Ahmeti dhe Ambasadorja kroate diskutuan rreth zhvllimeve aktuale politike në Maqedoni, marrëveshjen e 2 qershorit dhe negociatat e grupeve të punës si dhe marrëdhëniet ndëretnike.

Kryetari Ahmeti vlerësoi që zbatimi i marrëveshjes nënkupton përafrim të vendit drejt standardeve EuroAtlantike dhe rikthim të stabilitetit politik dhe institucional, andaj BDI mbështet zbatim të plotë.

“Ahmeti paraqiti qëndrimet e BDIsë në lidhje me prokurorin special si dhe me nevojën e rregullimit ligjor të materialeve të përgjuara në mënyrë që të garantohen kushte fer dhe të barabarta për të gjithë pjesëmarrësit në procesin politik. Partitë duhet ti tejkalojnë dallimet për Prokurorin Special sa më parë dhe të vijojnë punimet në drejtim të zbatimit të pikave tjera të marrëveshjes.” thonë nga partia e Ahmetit.

Në lidhje me marrëdhëniet ndëretnike, Ahmeti elaboroi mbi dallimet me partitë politike për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe theksoi nevojën për përqafim të frymës së Marrëveshjes së Ohrit në veçanti nga partitë politike maqedonase.

Lajme të ngjashme

Back to top button