Tifozët serbë me mbishkrime fashiste në Eurobasket 2015 (FOTO)

Reprezentacioni i Serbisë në basketboll ka treguar paraqitje të mrekullueshme në kampionatin Evropian dhe është një nga favoritët kryesorë për të fituar titullin. Por sjella e tifozëve të sajë në tribuna vazhdon të lë nën hije sukseset e basketbollistëve.

Tre tifozë në ndeshjen në mes Serbisë dhe Turqisë kishin të veshura fanella me fytyrën e kriminelit Ratko Mlladiq, me mbishkrimin “Nash heroj” (Heroi ynë).

Tifozi serb

 

Disa ditë më herët një fotograf e kishte kap edhe një moment tjetër, teksa një tifoz serb në maicën e tij e kishte mbishkrimin “Nozh, Zhica Srebrenica” (Thika, teli Srebrenica). /Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button