Zhvillohet në Tiranë dita e dytë e konferencës rajonale “Qeverisje e hapur, Qytetarë të Angazhuar”

Në Tiranë po zhvillohet dita e dytë dhe e fundit e konferencës rajonale “Qeverisje e hapur, Qytetarë të Angazhuar”, organizuar nga Ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike të Shqipërisë dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim në bashkëpunim me qeveritë e Ballkanit Perëndimor dhe Organizatat e Shoqërisë Civile, raporton Anadolu Agency (AA).  Në këtë konferencë merr pjesë me përfaqësuesit e saj edhe OJQ Metamorfozis.

Në njërin prej paneleve organizuar sot merrte pjesë edhe nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Vlaentina Leskaj, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, dhe zyrtarë të tjerë të shtetit shqiptar. Në tryezën e sotme pjesëmarrës ishte edhe Zenun Pajaziti, deputet i Kuvendit të Kosovës.

Gjithashtu pjesë e diskutimit për qeverisjen e hapur u bënë edhe përfaqësuesja nga Bosnja dhe Hercegovina, Lejla Suljiç dhe ajo nga Mali i Zi, Natasa Komneniç, të cilat folën për përvojat në vendet e tyre për të dhënat e hapura dhe  qeverisjen e hapur. Suljiç dhe Komneniç kanë folur për procesin e promovimit dhe nxitjes së zbatimit të parimeve të Partneritetit për Qeverisje të Hapur.

Ky takim që ka filluar dje në Tiranë mbështetet nga Sekretariati i Partneritetit për Qeverisje të Hapur (OGP), dhe si iniciativë ka si qëllim të promovojë dhe nxisë zbatimin e parimeve të Partneritetit për Qeverisje të Hapur. Gjithashtu organizohet në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile nga Kosova, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia, ku përfaqësuesit nga këto vende kanë mbajtur fjalimet e tyre.

Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi iu bashkuan Partneritetit të Qeverisjes së Hapur në dhjetor të vitit 2012, ndërsa Serbia u bashkua në prill të vitit 2013. Në qershor të vitit 2014 Kosova bëri një angazhim për t’iu bashkuar kësaj nise dhe në Shtator 2014 Bosnja dhe Hercegovina u bë vendi i fundit nënshkrues i Partneritetit të Qeverisjes së Hapur.

Sipas organizatorëve të kësaj konference Qasja rajonale do të shërbejë për të nxjerrë në pah praktikat e mira dhe iniciativat e suksesshme, duke adresuar sfidat me të cilat përballen dhe krijojë mbështetje rajonale dhe mekanizma në shkëmbimin e përvojave.

Lajme të ngjashme

Back to top button