Interes i madh pë biletat Shqipëri – Serbi

Interes i jashtëzakonshëm për ndeshjen Shqipëri-Serbi edhe pse ky takim do të luhet pas më pak se një muaji.
Ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë ka vënë në lëvizje shumë tifozë të interesuar për ta ndjekur nga afër këtë sfidë në “Elbasan Arena”, shkruan SuperSport.

Federata Shqiptare e Futbollit po përballet me një fluks të madh kërkesash edhe pse biletat nuk kanë dalë ende në shitje.

Kapaciteti maksimal i impiantit është 12. 700 vende, çka do të thotë se gjatë ditëve të ardhshme situata mund të bëhet problematike edhe pse Federata Shqiptare e Futbollit ka një plan të qartë për shpërndarjen e biletave.

Kualifikimit i mundshëm në Euro 2016 në një ndeshje ndaj një kundërshtari si Serbia ka një peshë të dyfishtë për të gjithë mbështetësit e Kombëtares, duke e bërë këtë sfidë një nga më të rëndësishmet e historisë së futbollit shqiptar.

Për herë të parë në takimin me Portugalinë, tifozët në “Elbasan Arena” u futën me bileta të dedikuara me emrin e tyre duke treguar në hyrje edhe një mjet identifikues. Shitja online e biletave për sfidën ndaj luzitanëve rezultoi e suksesshme, prandaj edhe këtë herë pritet që të ndiqet një procedurë e tillë sepse në plan të parë qëndron siguria.

Takimi mes Shqipëriësë dhe Serbisë do të luhet në datën 8 tetor në stadiumin e Elbasanit që është kthyer në shtëpinë e skuadrës kuqezi për sfidat eleminatore të Europianit 2016.

Lajme të ngjashme

Back to top button