Justin Timberlake publikon fotot e para të të birit

Mund të mos duket si surprizë, por fruti i dashurisë së Justin Timberlake dhe Jessica Biel është vërtet një fëmijë i adhurueshëm. Biel dhe Timberlake u bënë prindër në muajin prill dhe Justin publikoi fotot e para të Silas Randall mbrëmjen e së mërkurës në “Tonight Show”. Të qenit baba, për këngëtarin e adhuruar të shumë vajzave është “gjëja më e mrekullueshme që mund të të ndodhë në jetë.” Tani Silas është 5 muajsh dhe ka filluar të belbëzojë fjalët e para. Justin tha që e para fjalë e të birit ishte “dada.”

Justin publikoi gjithashtu edhe një foto tjetër të bashkëshortes së tij, Jessica me Silas dhe një tjetër së bashku me të birin duke ndjekur në televizion një ndeshje golfi. Ata të dy kanë shumë ngjashmëri, duken edhe nga kjo foto në të cilën janë spektatorë shumë të përqëndruar, apo jo?

Justin Timberlake bebe

Lajme të ngjashme

Back to top button