Sot takim i ri i grupit punues në Klubin e Deputetëve

Sot në Klubin e Deputetëve në Shkup duhet të vazhdojnë takimet e grupit punues të katër partive për arritjen e marrëveshjes për prokurorin special publik.

Mbrëmë në disa takime bilaterale të ndërmjetësuesit në Komisionin Evropian Piter Vanhojt është mbajtur takimi I grupit punues që përfundoi pa marrëveshje. Është biseduar për numrin e zv/prokurorëve të prokurorit special.

LSDM-ja kërkon 12, ndërsa është e mundur që të arrihet marrëveshje për 6 zv/prokurorë.

Euroambasadori Aivo Orav mbrëmë deklaroi se duhet të respektohet 15 shtatori, se nuk do të lëvizet kjo datë, me qëllim që vendi të dalë nga kriza politike.

Lajme të ngjashme

Back to top button