Muizhnieks: Presim rezultate nga hetimi i përgjimeve

Komisari për të drejtat e njeriut pranë Këshillit të Evropës, Nils Muizhnieks në një intervistë për NOVA, thotë se është i nevojshëm një hetim objektiv që të mund të gjenden shkelësit e të drejtës dhe privatësisë.

Këto komente ai i bëri duke pasur parasysh ngjarjet e fundit në Maqedoni lidhur me aferën e përgjimeve.

“Pashë se kishte shumë kërcënime ndaj gazetarëve, dhe mendoj se kjo është një temë shumë serioze, sepse nga liria e gazetarëve dhe liria e mediumeve vijnë edhe liri të tjera, si dhe funksionimi i demokracisë. Gjithashtu jam I informuar edhe për skandalin me përgjimet dhe vlerësoj se është i nevojshëm një hetim objektiv që të njihen përgjegjësit që kanë shkelur të drejtën e privatësisë. Ende nuk kamë parë ndonjë rezultat lidhur me këtë, natyrisht shpresoj se do të zbatohet marrëveshja për dalje nga kriza politike dhe se të gjitha partitë do të kenë shanse për zgjedhje të lira dhe demokratike në muajin prill vitin e ardhshëm”, thotë Muizhnieks.

Lajme të ngjashme

Back to top button