Për 12 orë në Maqedoni kanë hyrë 7. 600 refugjatë

Rreth 7.600 refugjatë, shumica nga Siria, kanë hyrë nga Greqia në Maqedoni nga dje ora 18 deri më sot në mëngjes, ora 6, ka thënë përfaqësuesja e lartë e UNHCR-së, Aleksandra Krause, transmeton televizioni Telma.

“Kemi informacione nga kolegët tanë se refugjatë të ri po vijnë me autobusë, dhe do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim. Numri do të rritet.”, ka deklaruar Krause.

Dy muajt e fundit, vlerësohet, se në Maqedoni nga Greqia kanë hyrë 70 mijë refugjatë, destinacioni i të cilëve janë vendet perëndimore.

Lajme të ngjashme

Back to top button